Subscribe

Besimi i qytetarëve ndaj sistemit bankar mbetet ende një sfidë e cila ka vënd për shumë përmirësim.

 

Një anketim I  fundit ku janë pyetur më shumë se 600 persona, tregon se qytetarët I konsiderojnë shumë të larta komsionet që aplikojnë bankat, ndërsa vlersojnë se edhe normat e interesit të kredive janë të shtrenjta si dhe procedurat që kërkohën janë të teperta.

 

Paralelisht koha e gjatë e pritjes për të marrë një shërbim mbetet një shqetësim nga ana tyre. Ngadalësinë e marrjes së një shërbimi e pranon edhe kreu I shoqatës së bankave Silvio Pedrazi.

 

Nëse anketa tregon se një ndër tre klientë ka ankesa, ky nuk është lajm i mirë për bankat. Kjo është një përqindje mjaft e lartë dhe është një problem për të cilin duhet të reflektojmë. Unë i pari jam i vetëdijshëm se në bankën që drejtoj jemi të ngadaltë në përgjigjet për klientët, jemi të ngadaltë në përpunimin e aplikimeve për kredi. Nuk ka rëndësi nëse kemi bërë përmirësime, qoftë edhe domethënëse, krahasuar me periudhat e mëparshme. Çështja është se jemi ende të ngadaltë.

 

Një tjetër problem që ka evidentuar anketimi është  mungesa e transparencës nga ana e bankave. Sipas të anketuarve, qyetarët, edhe pas nëshkrimit të një kontrate nuk janë të qartë lidhur me kostot.

 

Ajo cka qytetarët kanë vleresuar është fakti se bankat mund të aksesohen kudo dhe se plotësojnë nevojat e qytarëve për financim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *