“Quo Vadis” udhëtoi këtë të hënë drejt Lushnjes, ku vizitoi Shtëpinë Muze “Kongresi i Lushnjës”.

 

Përgjegjësi i këtij muzeu, Niko Ferro, teksa fliste për ngjarjet e viteve ’20, nuk ngurroi të tregonte edhe pikturën e realizuar nga kryeministri Edi Rama në vitin 1987, për të cilën tha se kreut të qeverisë iu desh shumë kohë që ta përfundonte.

 

Më tej, Ferro tregoi detaje nga realizimi i kësaj picture që tërheq mënjëherë vëmendjen e vizitorëve.

 

“Piktura më e madhe që ka bërë ndonjëherë Kryeministri. Është pikturuar në muze, iu desh shumë kohë për ta përfunduar. Kryeministri është mbështetur në romanin “Lumi i Vdekur” i Jakov Xoxa, janë skena të bazuara në këtë roman.  Ardhja në këtë muze do të ishte interesante për t’u njohur me këtë pjesë të kryeministrit”, tha Ferro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *