E shtunë, 10 Tetor 2026 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Qeveria shpërblim për shtresat në nevojë, Manastirliu: Përfitojnë 56 mijë familje

Në prag të festave të fundvitit qeveria  akordon paketën e solidaritetit për familjet në nevojë.

 

Reklamë

Ministrja e Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu tha se 56 mijë familje do të përfitojnë shpërblimin në vlerën e 3 mijë lekëve.

 

Reklamë

“Çdo familje përfituese e ndihmës ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar do të përfitojnë 3 mijë lekë shpërblim, me rastin e festave te fundvitit. Kjo paketë solidariteti konfirmon edhe njëherë vëmëndjen dhe përkujdesin e qeverisë per ata që kanë nevojë për përkujdes dhe mbështetje në këtë prag festash”.

 

Gjithashtu në vendimin e saj qeveria ka përcaktuar një buxhet prej 396 147 000 (treqind e nëntëdhjetë e gjashtë milion e njëqind e dyzet e shtatë mijë) lekë në funksion të paketës së solidaritetit së fundvitit.

 

Nga paketa e solidaritetit e fundvitit do të përfitojnë edhe 62,640 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe 69 000 persona me aftësi të kufizuara.

Vazhdo të lexosh

Reklamë