E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Qeveria shfuqizon pikën 4 të VKM, s’ka tarifa për provimet e mbartura

Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar këtë të enjte zyrtarisht VKM nr 288 pika numër 4, e cila parashikonte tarifa për provimet e mbartura në bazë të krediteve.

 

Studentët nuk do t’i nënshtrohen tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse. Njoftimin e ka bërë edhe ministrja Nikolla në një letër drejtuar studentëve protestues ku tregohej se është shfuqizuar pika 4 e VKM-së nr.288. datë 21 maj 2018.

 

Reklamë

Vendimi ështyë marrë pas protestës prej dy ditësh të studentëve dhe pas deklaratës së ministres Nikolla, e cila u shpreh e hapur për plotësimin e kërkesave të studentëve. Ajo tha se protesta e studentëve shërbeu si një reflektim për një debat shterues brenda Universitetit.

 

Ministrja ndër të tjera theksoi se do të ngrihet një grup pune për këtë çështje, por studentët kundërshtojnë duke kërkuar plotësimin e menjëhershëm të kërkesave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë