E diel, 11 Tetor 2026 Film TV deri në 00:15 Në vijim ora 00:15: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Qeveria propozon zgjatjen e gjëndjes së fatkeqësisë natyrore në Shqipëri deri në 23 qershor

Qeveria shqiptare ka propozuar zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor.

Propozimi  do ti dërgohet zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë.

Reklamë

Gjëndja e fatkeqësisë natyrore në Shqiperi u vendos në datën 24 mars për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid 19.

Një sërë masash dhe urdhërash sidomos për kufizimet e lëvizjeve janë nxjerrë që nga ajo datë e deri më tani, e bashkë me to edhe dy paketa ndihmash ekonomike për individe dhe biznese.

Reklamë

Mirëpo qeveria ka gjykuar se gjëndja e fatkeqësisë natyrore duhet të shkojë të paktën deri në 23 qershor, pra në total 3 muaj.

Këtë të hënë një listë  e konsiderueshme me biznese janë rihapur por mbeten ende shumë aktivitete të tjera të mbyllura

Vazhdo të lexosh

Reklamë