Ndalesën e radhës këtë të shtunë kryeministri Rama e pati në Gjirokastër, raporton Vizion Plus.

Në prani të kryebashkiakut Flamur Golemi, kreu I qeverisë pati një bashkëbisedim me qytetare të ndryshëm për shqetësimet e tyre.

Mes të tjerash Rama tha se qeveria po përpiqet të bëjë maksimumin në kushtet e post termetit dhe pandemisë, por ajo nuk ka shkopin magjik për ti bërë të gjitha menjehere dhe sa më mirë.

 

 

Qeveria nuk ka një shkop magjik. Ajo çka na duhet është që të punojmë pa u ndalur dhe të rezistojmë me durim përballë vështirësive, përballë pengesave të trashëguara, apo atyre të papriturave që na dalin, siç kanë qenë dy goditjet e mëdha, tërmeti dhe pandemia. Tërmeti na vuri përballë mbrojtjes së jetës. Unë hyj tek të pakënaqurit, pasi mendoj se ka shumë ende për të bërë, pasi koha nuk pret në sensin e viteve që kalojnë dhe se çfarë kemi bërë nuk vlen për të kërkuar që njerëzit të jenë të lumtur. Por kjo vlen vetëm për të kuptuar se rruga është e duhura, drejtimi është i duhuri dhe duhet të këmbëngulim e të vazhdojmë drejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *