Subscribe

Nga viti 2017 Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur një projekt me Bankën Botërore për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale në vend, që kap shifrën e 65 mln eurove për pesë vite. Por nisur nga nevojat që ka rrjeti ynë rrugor për mirëmbajtje qeveria po negocion me Bankën Botërore për një shtesë fondi prej 16 milionë euro.

 

Ne kemi 1335 km rrugë nacionale që kanë nevojë për mirëmbajtje më të thelluar. Nevojat tona për këtë proces janë më shumë se sa janë parashikuar në këtë program. Ndaj po negociojmë për një shtesë prej 16 mln euro, që në fokus kanë mirëmbajtje si dhe shtim të elemente të sigurisë”-thotë Klodian Sava, menaxher i projektit të BB.

 

Gjatë këtij viti janë tre segmente rrugore që do të jenë në fokus të mirëmbajtjes nga ky projekt. Bëhet fjalë per rrugën Mjedë-Fushë Arrëz-Kukës, Llogara-Sarandë si dhe rehabilitimi i nyjës në Qafe Thanë. KJo nyje aktualisht përbën  një rrezik për qarkullimin e mjeteve

 

Ne parashikojmë që me këto tre segmenteve rrugorë që shpenzojmë rreth 12 mln euro. Nyjën në Qafe Thanë do ta rikoncpetojmë duke ofruar më shumë elemente sigurie, por edhe duke i dhënë karakter turistik, pasi aty ndodhet edhe busti i Nënë Terezës.

 

Pjesë e këtij program është edhe rehabilitimi i rrugës Kombinat-Vaqarr në Tiranë, aty ku do të ndërtohet edhe lagjja e re për familjet e pastreha nga tërmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *