Subscribe

Qeveria miratoi draftin e amnistisë fiskale, i cili synon të legalizojë pasuritë e fshehura  të individëve brenda dhe jashtë vendit si dhe të bizneseve. Pasi ky projektligj të gjejë miratim nga Kuvendi, ai do të ketë një afat zbatimi prej 12 mujash. Sa i përket tarifave që do të paguajnë personat apo subjektet  e interesuara, ato do të variojnë nga 5 deri në 10% të vlerës që do të deklarojnë. Tarifa përshkallëzohet në varësi të kohës që kryhet deklarimi dhe pagesa. Për ministren e Financave, Anila Denaj, kjo nisëm do të ketë efekt pozitiv pasi për herë të parë përfshihet edhe amnistia penale.

“Në çdo përpjekje për amnisti në vitet e kaluara, rezultatet kanë qenë minimaliste, pasi asnjëherë nuk janë shoqëruar me amnisti penale. Projektligji i hartuar përtej amnistisë fiskale, synon edhe amnistinë penale. Kalkulimi për të ardhurat është i vështirë për t’u realizuar. Kjo amnisti bëhet për bizneset dhe individët që do të sjellë për ta një përfitim të shtuar. Pjesa që është jashtë ekonomisë, jashtë sistemit financiar në fillim të vitit është artikuluar në vlerën e 2,4 mld eurove. Nuk mund ta them që gjithë pjesa e synuar është brenda, pasi kërkojmë të bëjmë një ndarje të thellë të burimeve jo të sigurta të ekonomisë. Ne synojmë atë pjesë të ekonomisë që është e pastër, që është vendosur me punë të ndershme.”

I gjithë sistemi do të bazohet në një deklarim vullnetarë të pasurive, që do të behët më një formularë të veçantë. Ai do të dorëzohet pranë administratës tatimore në njësinë e posaçme, që do të ngrihet për zbatimin e këtij ligji, ndërsa pagesa do të kryhet në bankë.

“Amnistia fiskale nuk vjen për shkak të pandemisë, por si një nevojë për të ftuar bizneset që në vite kanë krijuar diferencë mes realitetit dhe pasqyrave fiskale, çka krijon një ngërç në avancimin e biznesit dhe zhvillimit ekonomik.  Përtej garancive sovrane që do të kërkojnë kohën e duhur për t’u përthithur dhe për të dhënë impaktin. Por nuk mund të ndodhë që të gjitha këto fonde të japin impakt me këtë ngërç ekonomik, pasi pasqyrat fiskale dhe ato reale nuk janë në të njëjtën qasje. Është një mundësi që ai biznes që e ka vendosur atë aset me punë të ndershme, ta amnistojë për 10 vjet. Në amnisti përfshihen edhe individët që kanë siguruar të ardhur nga emigracioni dhe nuk i kanë deklaruar.”

Por drafti i  miratuar nga qeveria ka edhe disa përjashtime. Zyrtarët e lartë publike, politikanët si dhe ata individë që janë përfshirë në burime jo  të ligjshme të ardhurash nuk do të jenë pjesë e këtij ligji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *