E shtunë, 10 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Qeveria merr masa për vjeshtë-dimër/ Manastirliu: Masat u ashpërsuan se njerëzit u treguan neglizhentë

Neglizhenca e qytetarëve ndaj respektimit të masave të protokollit të sigurisë, ka detyruar autoritetet të ndryshojnë aktet normative si për detyrimin e  mbajtjes së maskës ashtu dhe per ndalimin e muzikës pas orës 20.00.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastilriu e pohoi këtë fakt nga foltorja e Kuvendit, ku sqaroi se qeveria po përgatitet për cdo lloj situate në  periudhën vjeshtë-dimër.

Reklamë

Nëse numri i të infektuarve do të ketë rritje, Manastirliu tha se po punohet për fuqizimin e kapaciteteve pitalore.

Deri më tani, numri i të infektuarve të përgjithshëm është 4997, ndërsa situata në spitale mbetet shqetësues,  pasi po plotësohen kapacitetet e dy spitaleve COVID.

Më shumë video

Reklamë