E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 19 minuta më parë
Ekonomi

Qeveria merr 90 milionë euro borxh

Zv. Kryeministri, Arben Ahmetaj, Kryeministri, Edi Rama, gjate nje seance parlamentare ne Kuvend, ku u miratua unanimisht akti normativ lidhur me vijimin e zbatimit te marreveshjes me Pfizer-in, permes shtimit te sasise se dozave te kesaj vaksine ne 500 mije vaksina. /r/n/r/nVice PM, Arben Ahmetaj, PM Edi Rama, at a parliamentary session in the Assembly, where the normative act was unanimously approved regarding the continuation of the implementation of the agreement with Pfizer, by increasing the amount of doses of this vaccine to 500 thousand vaccines.

Numri dy i qeverisë i ka vlerësuar si pozitive sinjalet që vijnë nga Bullgaria, lidhur me heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut.

 

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Arben Ahmetaj tha se deklaratat për t’u konkretizuar ky vendim janë të mëdha.

 

Reklamë

Shpresa ka dhe janë të mëdha, qeveria i ka bërë detyrat dhe po ne jemi gati të ulemi për konferencën e parë.

 

Ahmetaj u ndal më tej tek marrëveshja e arritur me qeverinë italiane, prej 90 mln euro në kuadër të rindërtimit, para të cilat do të ndahen për tre sektorë të ekonomisë.

 

30 mln euro i parë do të jetë për përmirësimin e rrjetit energjetik në veri të vendit, 30 të tjera për emergjencat civile dhe 30 të tjera për sektorin e peshkimit.   

 

Por në mbledhjen e qeverisë u miratua edhe rritja e pagave për ushtarakët që sipas ministrit Niko Peleshi do të rriten me 30% për të gjitha nivelet. Ndërsa për disa pozicione pune do të ketë edhe shtesë mbi pagën, për sektorë të rëndësishëm brenda ushtrisë.

 

Të gjithë ushtarakët do të përfitojnë rritje page 30% nga data 1 korrik. Ndërsa për ushtarakët në mbrojtjen kibernetike veç pagës, do të ketë një mbështetje me 20 mijë lekë plus.

 

Sipas ministrit Peleshi, me këtë rritje, paga minimale në ushtri arrin në 51 mijë lekë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë