Subscribe

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të zhvillojë këtë të enjte një mbledhje të jashtëzakonshme, ku temë do të jetë shpërthimi që shkaktoi tragjedinë në spitalin COVID në Tetovë. Kryeministri Zoran Zaev konfirmoi për gazetarët mbledhjen, teksa po dilte nga godina e Komunës së Tetovës.

 

Nga ana tjetër, Prokuroria bëri me dije se shkalla e djegies së disa pacientëve është shumë e rëndë, aq sa për identifikimin e tyre duhet të kryhet analiza e ADN-së.

 

“Prokurorët kanë lëshuar urdhra autopsie dhe kanë identifikuar trupat e 14 personave të vdekur nga zjarri dhe po hetojnë nëse ka edhe të vdekur të tjerë. Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN -së për të përcaktuar identitetin e tyre. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve”, tha zyra e Prokurorisë në një deklaratë.

 

Stafi spitalor është marrë në pyetje, për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Në të njëjtën kohë është shpërndarë një urdhër që të sekuestrohen pamjet filmike brenda dhe përreth spitalit për të siguruar prova që do të çojnë drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes tragjike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *