Subscribe

 Qeveria shqiptare ka prezantuar kete te merkure nje nder vendimet me te rendesishme per nje pjese me te madhe te familjeve shqiptare, bonusin per femijet e porsalindur, i cili deri me tani ka qene 5 mije leke dhe vetem ne Bashkine e Tiranes.

Tashmë ky proces do te shtrihet ne te gjithe Shqiperine dhe bonusi do te shumefishohet.

 

Rama tha se duke nisur nga 1 janari i 2019 do të tetëfishohet shpërblimi për fëmijen e parë të një cifti i cili nga 5 mijë lekë të reja, do të marrë 40 mijë leke të reja.

Shpërblimi do të rritet për të gjithë ata që lindin një fëmijë të dytë dhe konkretisht do të jetë 16-fishi i shpërblimit aktual, pra 80 mijë leke të reja ndërsa kush lind një fëmijë të trete do të marrë 120 mijë leke të reja.

Rama premtoi se sistemi i shperndarjes se shperblimeve per cekun e bebeve do te jete shume me i shpejte sesa ka qene deri tani.

Rama prezantoi edhe rritjen e pagave qe do te ndodhë ne disa sektore te rendesishem, si shendetesia, ushtria etj.

Gjatë prezantimit të risive të buxhetit 2019, Rama tha se lehtësira do të ketë edhe në sektorë të tjerë me synim rritjen e zhvillimit ekonomik.

Kryeministri shtoi gjithashtu se deri në fund të mandatit do të bëhet e mundur dhënia e librave falas për të gjithë ciklin 9-vjecar ndërsa aktualisht jepen falas librat për fëmijet deri në klasën e katërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *