Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
11 June 2026
Vizion fokus

“Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti”, Trump anulon sulmet...

A i është hequr non-grata Sali Berishës? DASH reagon...

Kanadaja miraton legjislacionin për të ndaluar rrjetet sociale për...

Alarm në Pentagon, evakuohen disa kate pas sinjalit për...

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin...

Kishte fshehur drogë pas radios së makinës, arrestohet shqiptari...

Tragjedi në Holandë, makina përplas grupin me fëmijë gjatë...

Bylykbashi: Sot ne duhet patjetër të zhbëjmë këtë antisistem...

Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Lamallari: Drejtësi për Dëshmorin e Atdheut Enea Mekolli, jo...

Qeveria krijon Agjencinë Kombëtare të Diasporës, cili do të jetë misioni i saj

6 Mars 21:05

Me vendim të Këshillit të Ministrave është ngritur struktuara e re e quajtur Agjencia Kombëtare e Diasporës.

Roli i kësaj agjencie është të kontribuojë, të nxisë e të promovojë rritjen e vlerave dhe të traditave më të mira kombëtare të diasporës.

Kjo agjenci do të jetë nën varësinë e ministrisë përgjegjëse për çështjet e diasporës.

V E N D I M PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË DIASPORËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.9000,                             datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, dhe të neneve 6 e 18, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme,  Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës (në vijim, Agjencia), si person juridik publik buxhetor në varësi të ministrisë përgjegjëse për çështjet e diasporës (në vijim, ministria), me seli në Tiranë.

Agjencia financohet nga buxheti i shtetit, nga donacione dhe nga burime të tjera të ligjshme. Buxheti i Agjencisë përbën zë të veçantë në buxhetin e ministrisë.

Misioni i Agjencisë është të kontribuojë, të nxisë e të promovojë rritjen e vlerave dhe të traditave më të mira kombëtare të diasporës.

PËRGJEGJËSITË FUNKSIONALE TË AGJENCISË

Agjencia, në funksion të përmbushjes së veprimtarisë së saj, ka përgjegjësi të organizojë punën për:

  1. a) përmirësimin e pozitës së diasporës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe të interesave të saj, aty ku gjendet;
  2. b) ofrimin e ndihmës për ruajtjen e gjuhës e të trashëgimisë kulturore kombëtare;
  3. c) nxitjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendit të origjinës dhe diasporës;

ç) bashkëpunimin për prosperitet, paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror të të gjithë kombit.

III. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I AGJENCISË

Agjencia organizohet në nivel qendror dhe ushtron veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Me qëllim përmbushjen e misionit e të përgjegjësive funksionale të saj, Agjencia:

  1. a) merr masa për krijimin e bazës unike të të dhënave të diasporës, në bazë të vullnetit të lirë të personit. Ruajtja dhe përpunimi i të dhënave personale bëhen në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale;
  2. b) zbaton politika dhe projekte që lidhen me diasporën;
  3. c) ndjek zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës;

ç) mban lidhjet ndërmjet diasporës, përfaqësuesve të saj dhe vendit të origjinës;

  1. d) bashkëpunon e koordinon aktivitetet me institucionet shtetërore, shoqërinë civile dhe organizatat brenda dhe jashtë vendit, për përmirësimin e pozitës së diasporës në botë;
  2. dh) ndihmon për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës, të vlerave kombëtare dhe kulturore të diasporës;
  3. e) informon diasporën për zhvillimet në vendin e origjinës, me qëllim përfshirjen e tyre në jetën politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të Republikës së Shqipërisë;

ë) bashkëpunon me organizma vendas e ndërkombëtarë me fusha të ngjashme veprimtarie, me qëllim përthithjen e praktikave më të mira dhe krijimin e urave të bashkëpunimit.

Agjencia drejtohet nga titullari i Agjencisë, i cili organizon e drejton veprimtarinë e saj, përfaqëson Agjencinë në marrëdhënie me të tretët dhe përgjigjet para ministrit.

Struktura dhe organika e Agjencisë miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas legjislacionit në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.

Shërbimet e brendshme mbështetëse dhe funksionet e menaxhimit financiar realizohen nga strukturat përgjegjëse për këto funksione në ministri.

Marrëdhëniet e punës së titullarit të Agjencisë dhe nëpunësve të saj rregullohen sipas dispozitave të ligjit për nëpunësin civil, ndërsa marrëdhëniet e punës së punonjësve administrativë rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës.

Rregullorja për metodat e brendshme të punës dhe sjelljen e personelit të Agjencisë miratohet nga ministri, me propozim të titullarit të saj.

Agjencia ka stemën, logon dhe vulën e saj zyrtare. Stema e saj përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë, me shënimet “Republika e Shqipërisë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agjencia Kombëtare e Diasporës”, në përputhje me përcaktimet e vendimit të Këshillit të Ministrave, për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës së Shqipërisë.

Vula e Agjencisë ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave, për rregullat e prodhimit, administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare. Vula prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Deri në fillimin e funksionimit të plotë të Agjencisë sipas këtij vendimi, të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë funksionale të Agjencisë Kombëtare të Diasporës si agjenci autonome do të vijojnë të ushtrohen sipas strukturës dhe organikës së miratuar.

Buxheti i planifikuar për Agjencinë Kombëtare të Diasporës si agjenci autonome dhe të gjitha asetet e saj transferohen pranë Agjencisë së krijuar sipas këtij vendimi.

Nëpunësit civilë aktualë dhe punonjësit aktualë të Agjencisë Kombëtare të Diasporës, marrëdhëniet e punës së të cilëve rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës, trajtohen përkatësisht sipas dispozitave të legjislacionit për nëpunësin civil dhe Kodit të Punës, në rastin e mbylljes e të ristrukturimit të institucionit.

Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Financave, Departamenti i Administratës Publike dhe Agjencia Kombëtare e Diasporës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Agjencinë Kombëtare të Diasporës Misioni qeveria roli Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

A i është hequr non-grata Sali Berishës? DASH reagon për Vizion Plus

më shumë...

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, do të marshojnë drejt Kryeministrisë

më shumë...

Bylykbashi: Sot ne duhet patjetër të zhbëjmë këtë antisistem që ka një emër, Edi Rama!

më shumë...

Lamallari: Drejtësi për Dëshmorin e Atdheut Enea Mekolli, jo gjykime politike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:52

Përmirëson tensionin e gjakut dhe nivelin e...

8:07

“Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti”, Trump...

8:01

A i është hequr non-grata Sali Berishës?...

8:00

Kanadaja miraton legjislacionin për të ndaluar rrjetet...

6:49

Alarm në Pentagon, evakuohen disa kate pas...

6:18

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen...

6:17

Kosova në pritje të formimit të qeverisë,...

5:52

Kishte fshehur drogë pas radios së makinës,...

5:37

Tragjedi në Holandë, makina përplas grupin me...

5:25

Bylykbashi: Sot ne duhet patjetër të zhbëjmë...

5:12

Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

5:06

Parashikimi i motit për ditën e premte

5:02

Lamallari: Drejtësi për Dëshmorin e Atdheut Enea...

4:42

Matura 2026/ Publikohen rezultatet e e provimit...

4:19

Shefi i NATO: SHBA mbetet plotësisht e...

3:45

Këto janë shenjat që tregojnë mungesën e...

3:29

Grupi i Vlorës mbetet në qeli, Gjykata...

3:24

Aksion për hapësirat publike në Vlorë, prishen...

3:12

Sot gjysmëfinalja e “Ferma VIP 3”, konkurrentët...

3:09

Ende asnjë gjurmë e Eglant Koçit, policia...

Më të klikuarat

  • SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës
  • Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi...
  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • A i është hequr non-grata Sali Berishës? DASH reagon për Viz...
  • Rama akuzon Iranin për protestat: Qeveria e Ajatallohëve të...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.