E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Qeveria kineze harton një listë të re të kafshëve që mund të kultivohen për mish

Qeveria kineze ka nxjerrë një listë të re të kafshëve që mund të kultivohen për mish në vazhdën pandemisë së koronavirusit, e cila dyshohet se origjinën e ka nga kafshë të egra në një tren në Wuhan.

Pekini ndaloi përkohësisht të gjithë tregtinë me kafshë të egra për ushqim pas shpërthimit të koronavirusit, por ligji i ri nuk ka përfunduar ende.

 

Ministria e Bujqësisë e Kinës po harton një listë të kafshëve që konsiderohen të përshtatshme për t’u përdorur si bagëti, duke përfshirë derrat, lopët, pulat dhe delet, si dhe “bagëtitë speciale” siç janë disa specie drerësh dhe strucat.

Reklamë

 

Dy lloje të dhelprave, raçoons dhe minks, mund të mbahen si bagëti, por jo për të kultivuar mishin e tyre.

 

Në listë deri tani nuk bëjnë pjesë kafshët që dyshohet se kanë përhapur virusin, të tilla si lakuriqët, pangolinat dhe macet. Qentë gjithashtu mungojnë në listën e bagëtive.

 

“Me civilizimin e njerëzimit dhe shqetësimet e njerëzve për mbrojtjen e kafshëve, qentë kanë evoluuar nga bagëtitë tradicionale tek kafshët shoqëruese”, thuhet në draft-listë.

 

Konsumi i kafshëve të egra nuk është i zakonshëm në pjesën më të madhe të Kinës, por ekziston një tregti shumë fitimprurëse, veçanërisht në jug të vendit.

 

Kur kafshët e egra mbahen në afërsi dhe kushte jo sanitare, ekspertët thonë se ekziston një rrezik i lartë i përhapjes së viruseve midis kafshëve dhe më pas te njerëzit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë