E martë, 13 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Qeveria ia ka deleguar pushtetin njerëzve të pavotuar”, Braçe: Ja pse votova pro Reformës Territoriale

Deputeti Erion Braçe ka sqaruar qëndrimin e tij për reformën territorial në studion e “Të paekspozuarit” në Vizion Plus.

Ai theksoi se nuk ishte dakord me ligjin dhe se vota e tij nuk ishte një mbështetje për kryeministrin Edi Rama.

Reklamë

Braçe kritikoi gjithashtu përqendrimin e pushtetit te qeveria dhe delegimin e tij te persona të pavotuar, duke argumentuar se pushteti duhet t’u transferohet institucioneve dhe drejtuesve që marrin besimin e qytetarëve përmes votës.

Pjesë nga intervista:

Reklamë

Rakipi: Ti votove ligjin për reformën. Pse ia dhe votën? Cila është arsyeja?

Braçe: Unë nuk votova pro ligjit. Nuk isha dakord me ligjin. Është shumë e thjeshtë arsyeja. Isha kundër ligjit. Nuk votova pro Ramës, ta them hapur. Dhe nuk më pëlqeu fare as buzëqeshja e Ramës pas votimit, as mesazhi i tij së nesërmes. Është më shumë se decentralizim. Kemi mbledhur shumë pushtet jo në parlament, por me qeverinë. Qeveria ka prishur ekuilibrat, e ka deleguar pushtetin te njerëz të pavotuar. Unë s’bie dakord me këtë model. I thashë dhe Ramës: transfero pushtet atje ku njerëzit kanë marrë pushtet prej votës. Sot Bashkia e Tiranës nuk ka ekonomi të vetën. Ka ca taksa të mjerueshme që mezi mblidhen. Ka krijuar një cikël varësie. Ka bashki të tjera që s’e kanë fare këtë ekonomi.

Ajo hartë bëhet e keqe sepse mungon reforma. Kemi krijuar dy pole shumë të rëndësishme, një që është poli i Ramës, që ua delegon pushtetin drejtorëve që shpeshherë janë të paaftë. Në anën tjetër ka pushtet të kryetarëve të bashkive. Pra, ne po krijojmë pole ku përqendrohet pushteti. Për këtë votova unë. Nëse nuk je brenda grupit, nuk punon dot me qeverinë. Unë vendosa të votoja, të jem brenda, të punoj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.