Qeveria gjermane ka planifikuar financimin e miliarda eurove në “Gazprom Germania” në mënyrë që të parandalojë falimentimin e kompanisë së gazit natyror dhe të sigurojë furnizimin me gaz në vend.

 

Sipas burimeve, paketa e shpëtimit pritet të arrijë në 9-10 miliardë euro (9.4 miliardë – 10.4 miliardë dollarë), dhe do të financohet nëpërmjet bankës shtetërore të zhvillimit KfW.

 

“Gazprom Germania” nuk është më pjesë e “Gazprom” pasi kompania shtetërore ruse u nda nga filiali gjerman më 1 prill.

 

Disa ditë më vonë, “Gazprom Germania” u caktua nën drejtimin shtetëror të Berlinit, i cili tha se ishte një hap i domosdoshëm për të ruajtur furnizimin me gaz të Gjermanisë.

 

Vendimi për të mbështetur ”Gazprom Germania” me një paketë shpëtimi erdhi pas një njoftimi nga “Gazprom” i Rusisë se po reduktonte vëllimet e gazit natyror që transportoheshin përmes gazsjellësit “Nord Stream 1” në Detin Baltik.

 

“Nord Stream 1” është gazsjellësi kryesor i gazit rus në Gjermani.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *