E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Qetësohet situata në Mitrovicën e Veriut, serbët nuk kërkojnë të përfaqësohen nga Lista Serbe

Qytetarët e mbledhur afër shkollës teknike në Mitrovicë të Veriut – pas zhurmës së sirenave, që kanë zgjatur më shumë se një orë – të revoltuar, kanë kërkuar që t’iu drejtohet dikush prej Listës Serbe.

 

Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë.

 

Reklamë

Pasi kanë nisur fjalë ofenduese kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Listës Serbe, ata kanë shkuar afër objektit ku jeton Aleksandar Spiriq nga Lista Serbe, dhe kanë kërkuar të flasin me të, raporton REL.

 

Ndërkohë, turmës i është drejtuar Nebojsha Joviq, nga “Lëvizja për Mbrojtjen e Kosovës dhe Metohisë”.

 

Ai ka thënë se Lista Serbe nuk mund ta përfaqësojë më popullin serb në Kosovë.

 

Diçka e tillë është duartrokitur nga të pranishmit. Më pas, turma ka nisur të shpërndahet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë