Policia e Durrësit ka arritur të zbardhë ngajrjen e ndodhur të enjten në lagjen nr. 17 ku u qëllua me armë zjarrin automjeti i një 53 vjeçari.

 

Sipas policisë, shtetasit E.H., 33 vjeç, dhe Sh.Gj., 21 vjeç janë shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.

 

Të dy personat e shpallur në kërkim janë nga Durrësi, banues në lagjen nr.8.

 

Këta shtetas dyshohet se pas një konflikti me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri duke I shkaktuar dëmtim mjetiti në pronësi të shtetasit A.J., 53 vjeç, që ishte parkuar aty.

 

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Sh.Gj., policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale disa fishekë.

 

Ndërkohë vazhdon puna kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe gjetjen e armës së zjarrit.

 

Dy personat e shpallur në kërkim akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *