E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Qëllonin me armë zjarri në ajër, pranga dy të rinjve

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy të rinj dhe ka nisur procedim penal ndaj një tjetri pasi qëllonin me armë zjarri në ajër.

 

Shtetasit e arrestuar janë me inicialet L.B., 21 vjeç, K.P.,19 vjeç, banues në lagjen Nr. 15 në Durrës.

 

Reklamë

Ndërsa shtetasi I proceduar është A.K., 17 vjeç banues po në të njëjtën lagje.

 

Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të marra nga qytetarët se këta shtetas në “Portoromano”,  ishin duke qelluar me armë zjarri në ajër.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik.

 

Të rinjt akuzohen për veprën penale ” Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë