E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Qëlloi veten pasi vrau policin/ Aldi Rama niset drejt Traumës në gjendje të rëndë për jetën

Aldi Rama, 21 vjeçari që vrau efektivin e policisë në Lezhë është nisur drejt Traumës në gjendje të rëndë për jetën.

FIllimisht ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, por gjendja e tij ishte e rënduar, e për pasojë i intubuar u dërgua drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Reklamë

21 vjeçari u vetëplagos teksa forcat e Policisë kishin krijuar perimetrin e sigurisë dhe bënin thirrje që të dorëzohej. Ai nuk iu përgjigj thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por u vetëplagos me armën e tij. Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular.

Kujtojmë se 21-vjeçari Aldi Rama është identifikuar si autor i vrasjes se nënkomisarit të Policisë Lezhë, Saimir Hoxha mëngjesin e sotëm në Vain të Lezhës.

Më shumë video

Reklamë