E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Qëlloi me armë drejt një banese në Mat, 25-vjeçarit i gjenden 300 fishekë e granatë

foto ilustruese

Policia ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të portës së jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit me iniciale L. N. në Mat. Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale S.K.

Gjatë kontrollit të banesës së 25-vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar 320 fishekë dhe një granatë.

Reklamë

Pasi kishte qëlluar me pistoletë në drejtim të portës së jashtme të murit rrethues të banesës së shtetasit L. N., autori e kishte hedhur armën e zjarrit në një rezervuar.

Polumbarët e RENEA-s do të vijojnë kontrollin në rezervuar, me qëllim gjetjen e armës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë