Pas afro një viti, policia ka arritur që të arrestojë autorin e atentatit me armë zjarri ndaj ish-deputetit socialist Armando Prenga.

Në pranga ka rënë Fatbardh Ismaili, ndaj të cilit Gjykata e Lezhës kishte caktuar masën ‘arrest me burg’ në mungesë.

Në maj të vitit 2023 ai qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së ish-deputetit.

30-vjeçari banues në Fushë-Kuqe është vënë në pranga në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit”.

Ai akuzohet për “vrasje me dashje të mbetur” në tentative dhe “armëmbajtje pa leje.”

 

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *