Hallë e nip janë qëlluar me armë zjarri para banesës së tyre në fshatin Zezë, të Krujës.

 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës, rreth orës 23:50, ku persona të paidentifikuar kanë hapur zjarrë në drejtim të shtetasve Mariglen Haka, 27 vjeç dhe Shpresa Baka.

 

Si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë Shpresa Baka ndërsa 27 vjeçari Mariglen Haka, ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

 

Ndërkohë grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin  e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *