E hënë, 23 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 34-vjeçari në Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Monday”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

 

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: I. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Reklamë

Gjatë kontrollit të mjetit që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krëhër me municion luftarak dhe dy mjete prerëse (thika).

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë