Policia e Elbasanit ka zhvilluar kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri dhe me lëndë narkotike.

 

Strukturat hetimore dhe operacionale në DVP Elbasan, Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FNSH, Fier, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Unexpected”.

 

Si rezultat i këtyre kontrolleve u kap dhe u arrestua në flagrancë, te stacioni i trenit në lagjen “Sul Paprri”, në Elbasan shtetasi B. G., 34 vjeç, banues në Elbasan.

 

Ky shtetas qarkullonte me një automjet dhe sapo ka parë Policinë që e ndiqte, pasi disponohej informacion se kishte armë zjarri me vete, ka hedhur armën dhe ka tentuar të largohet, por është kapur nga punonjësit e policisë dhe është vënë në pranga.

 

Gjatë operacionit janë shoqëruar për verifikim edhe disa persona të tjerë me precedentë penal, të cilët pas verifikimeve, janë lënë të lirë.

 

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale në të cilat ky shtetas mund të jetë i implikuar. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.