Policia e Matit ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur dhe për të shamngur kontrollin e uniformave blu hodhi armën nga automjeti në tarracën e një lokali.
“Drejtuesi i mjetit kur ka konstatuar pikën e kontrollit, ka hedhur pistoletën nga automjeti i tij, në taracën e një lokali dhe ka mundur të largohet. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar shtetasi A.M., 23 vjeç, banues në Burrel”, njofton policia.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, fitil zjarrpërcjellës, një kapsollë detonator dhe automjeti tip “Benz”, me të cilin lëvizte 23-vjeçari./vizionplus.tv




