Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret sipas të cilit, vendet që Moska i konsideron jomiqësore, duhet të paguajnë gazin rus në rubla, duke filluar nga data 1 prill.

 

Shefi i Kremlinit deklaroi se kontratat aktuale të furnizimit do të ndërpriten nëse nuk plotësohen kushtet.

 

VLADIMIR PUTIN

PRESIDENT I RUSISE

 

“Ne sugjerojmë kontraktorët që të hapin llogari në rubla në bankat ruse. Nga nesër, pagesat për gazin e dorëzuar do të kryhen pikërisht nga këto llogari. Nëse këto veprime nuk kryhen, do ta konsiderojmë si një shkelje të kontraëts. Askush nuk na shet asgjë falas, dhe ne nuk do të bëjmë bamirësi, rrjedhimisht kontratat ekzistuese do të ndërpriten.”

 

Gjermania dhe Franca reaguan menjëherë duke thënë se nuk pranojnë të shantazhohen nga Putin. Ministrat e energjisë paralajmëruan mundësinë që nga nesër rrjedhat e gazit rus të ndalen, edhe pse kjo do ta çonte Evropën në një krizë të plotë energjetike.

 

Gazi rus përbën rreth 40% të importeve të gazit natyror të BE-së, ku Gjermania është klienti më i madh. Unioni siguron edhe 30% të naftës nga Rusia dhe nuk ka zëvendësues të lehtë nëse furnizimet ndërpriten. Ndërkohë, Rusia aktualisht përfiton 400 milionë euro në ditë nga shitja e gazit në bllok dhe nuk ka asnjë mënyrë për ta ridrejtuar këtë furnizim në tregje të tjera.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *