Ndërsa Europa po perballet me një krizë energjetike presidenti Vladimir  Putin në seancën plenare  në Javën  e Energjisë në  Rusi ka bërë  fajtor për  këtë krizë  vetë europianët.  Ai ka deklaruar se Rusia është e gatshme për dërgimin e gazit në Europë.

Europianët e zakonshëm po vuajnë. Këtë vit, faturat e tyre të energjisë dhe gazit janë trefishuar. Ashtu si në mesjetë, popullsia filloi të grumbullonte dru zjarri për dimër. Çfarë lidhje ka Rusia me të? Ata vazhdimisht përpiqen të fajësojnë dikë tjetër për gabimet e tyre. Në këtë rast, Rusia. Ata vetë e kanë fajin. Ky nuk është rezultat i një operacioni të posaçëm ushtarak në Ukrainë, në Donbas. Rusia, përfshirë edhe dimrin është e gatshme për dërgimin e gazit në Evropë përmes Nord Stream 2. Topi është në fushën e tyre. Mund të realizojmë dërgesa në periudhën e kësaj vjeshte dhe dimrit”

 

Sipas Putin  Europa  nuk ka marr vendimet e duhura lidhur me këtë sektor.

 

 

“Mirëqenia evropiane e dekadave të fundit bazohej kryesisht në bashkëpunimin me Rusinë. Pasojat e refuzimit të pjesshëm të mallrave nga Rusia tashmë po ndikojnë negativisht në ekonominë dhe banorët e Evropës”

 

 

Përsa i përket shpërthimit në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 Putin ka akuzuar  SHBA për komplot.

 

 

“Të gjithë e kuptojnë se kush qëndron pas kësaj dhe kush është përfituesi.  Kush qëndron pas sabotimit të gazsjellësit Nord Stream? Natyrisht, ata që kërkojnë të ndërpresin plotësisht lidhjet midis Rusisë dhe BE-së, minojnë sovranitetin politik të Evropës, dobësojnë kapacitetin e saj industrial dhe fitojnë kontrollin e tregjeve të saj” 

Ndërkohë dy javë pas shpërthmeve në tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe 2 në detin Baltik, një tjetër incident ndodhi në Poloni në linjën e naftës ruse Druzhba. Por shkaku I rredhjes ende nuk dihet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *