Sanksionet që kanë vendosur vendet Perëndimore ndaj Moskës kanë dëmtuar më shumë ekonominë e tyre sesa atë të Rusisë.

 

Presidenti rus,Vladimir Putin, në kuadër të Forumit Ekonomik të Shën Petersburgut, ka ironizuar vendimet e shteteve që i janë bashkuar masave ndëshkuese kundër Kremlinit.

 

VLADIMIR PUTIN
PRESIDENT I RUSISE

“Ata kufizojnë eksportin e pesticideve tona– dhe çmimet e tyre rriten, shumë më tepër se këtu. Ata përpiqen të kufizojnë eksportet tona të energjisë dhe çmimet e tyre shkojnë në qiell. Ky është vetëm rezultat i gabimeve të mëdha që ata vetë kanë bërë. Dhe tani ata po përpiqen ta mbulojnë atë duke fajësuar Rusinë për gjithçka.”

 

Presidenti rus Vladimir Putin krahasoi fushatën e Pjetrit të madh me “operacionin” aktual, duke nënvizuar se ushtria po tenton të kthejnë territorin që i “përket” Rusisë.

 

VLADIMIR PUTIN
PRESIDENT I RUSISE
“Pjetri i Madh zhvilloi luftën e madhe veriore për 21 vjet. Duket se ai ishte në luftë me Suedinë,por ai i ktheu atë që ishte Rusisë. Me sa dihet edhe ne na ra që të kthejmë atë që është e Rusisë dhe të forcojmë vendin. Nisur nga fakti se këto vlera përbëjnë bazën e ekzistencës tonë, sigurisht që do të ketë sukses në zgjidhjen e detyrave tona.”

 

Deklaratat e kreut të Kremlinit kanë nxitur më shumë zemërimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy, i cili ka firmosur një dekret për vendosjen e sanksioneve kundër Putin. Masat ndëshkuese përfshijnë bllokimin e aseteve, ndalimin e hyrjes në Ukrainë dhe anulimin ose pezullimin e licencave dhe lejeve për një kohë të pacaktuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *