Armët moderne ruse janë superiore ndaj atyre të NATO-s , ndërsa industria ruse e mbrojtjes po rrit vëllimin e furnizimeve. Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin gjatë fjalës së tij në një forumi.
Sipas presidentit rus, produktet e industrisë së tyre të mbrojtjes janë shumë të kërkuara jashtë vendit dhe tejkalojnë në kapacitete ato të vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
“Nëse krahasoni armët moderne të NATO-s dhe armët e periudhës së fundit të epokës sovjetike, ato janë inferiore në disa vende. Por nëse merrni armët tona më moderne, ato janë qartësisht superiore ndaj gjithçkaje ”, tha Putin, duke sqaruar se ai i referohej kryesisht teknologjisë së raketave, automjeteve të blinduara dhe të gjitha armëve të përdorura në fushën e betejës.
Putin foli edhe për gjendjen e ekonomisë së vendit të tij, në raport me ekonomitë në Evropë dhe Amerikë, teksa shtoi se Rusia ka një trajektore pozitive./vizionplus.tv