E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Pushuesit “pushtojnë” Durrësin, fluks turistësh në fundjavën e parë të korrikut

Plazhet e Durrësit janë mbushur plot në fundjavën e parë të korrikut. Pushues nga i gjithë vendi, por edhe turistë të huaj dhe nga Kosova, kanë nisur të frekuentojnë bregdetin, duke sjellë ritmin e një sezoni që pritet të tejkalojë shifrat e vitit të kaluar.

Operatorët turistikë thonë se fluksi nga Kosova është në rritje dhe prenotimet për pjesën tjetër të verës kanë nisur, ndërsa çmimet janë pothuajse të njëjta si një vit më parë.

Ndërkohë autoritetit Portual i Durrësit bën me dije se për 6 mujorin e parë janë regjistruar 241 mijë pasagjerë duke shënuar një rritjë të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Me mot të nxehtë, çmime të arsyeshme dhe interes në rritje, Durrësi vazhdon të jetë edhe këtë verë ndër destinacionet më të preferuara në bregdetin shqiptar./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë