Pushuesit ikin të terrorizuar nga Hoteli: E tmerrshme, të shtënat zgjatën disa minuta
Pushuesit kane filluar te zbrazin dhomat e hotel “Volorekës” në Pogradec pas ngjarjes se rëndë që ndodhi mengjesin e kësaj të shtune.
Rreth 100 plumba u zbrasen ndaj makinave dhe pjesës së jashtme të godinës në orën 05:00 të mengjësit nga dy persona ende të paidentifikuar.
Në një kohe që kanë nxituar të largohen, jashtë kamerave pushuesit shprehen se ngjarja ishte e tmerrshme, janë te terrorizuar nga te shtënat me arme zjarri te cilat zgjaten për disa minuta.
Jetmir Muçllari, pronari i Volorekës tha se autorët kanë zbrazur disa karikatorë në drejtim të dhomave ku flinin familjarët e tij dhe disa pushues. Sipas tij, policia edhe pse i ka emrat konkret të autorëve nuk po vepron duke rrezikuar jetën e tyre.






