Mirditës i janë shtuar edhe dy raste të tjera me koronavirus. Bëhet fjalë për një çift të moshuarish në zonën e Velës në Mirditë të cilët janë infektuar nga djali i tyre.

Ai është punonjës në burgun “313” në Tiranë dhe kishte shkuar për festën e Pashkës në familjen e tij për të festuar me prindërit, nga ku dyshohet se janë infektuar ata.

Një tjetër rast i është shtuar Kurbinit duke e çuar numrin në 29. Nga burimet bëhet me dije për një pacient me pneumoni, i cili është i shtruar prej disa ditësh në Sanatorium.

Pas testimit që i është bërë qytetari nga Kurbini ka rezultuar pozitiv edhe me COVID-19.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë kryer një numër i vogël tamponësh, ndërsa pritet të kryhen testet për personelin mjekësor që i ka shërbyer pacientit të infektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *