Subscribe

Banorët e njësisë administrative Fierzë në Tropojë janë ngritur sërish në protestë duke bllokuar aksin kombëtar  Fierzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri.

 

Bllokimi i rrugës ka ardhur për shkak të kërkesave të banorëve drejtuar institucioneve për të ndaluar punën në guroret dhe po ashtu për të mos lejuar një fabrike bitumi, që po ndërtohet pranë rrugës.

 

Shkojmë edhe takojmë kryetarin, ne do ta bëjmë tonën, jemi në hall.

 

Banorët kanë ngritur pretendime se këto subjekte po shkatërrojnë habitatin natyror të bjeshkëve, turizmin malor, po ndotin ujin e pijshëm dhe po vështirësojnë jetesën e tyre.

 

Ata thonë se aktiviteti i guroreve dhe fabrikës së bitumit nuk ka asnjë dokumentacion ligjor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *