Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve se ditën e nesërme nga ora 07:30 në aksin Tiranë-Elbasan do të fillojë ndërtimi dhe riparimi i trafik ndarësve prej betoni.

 

Sipas Autoritetit Rrugor, punimet do të sjellin një ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes si Tiranë-Elbasan edhe anasjelltas.

 

“Në vijim të mirëmbajtjes së vazhdueshme, nesër, datë 15 korrik, ora 07:30 në aksin Tiranë-Elbasan do të fillojë ndërtimi/riparimi i trafik ndarëseve prej betoni (New Jersey). Punimet do të sjellin një ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes si Tiranë-Elbasan edhe anasjelltas, nga km 10+100 (400 m pa shkuar te rrethrrotullimi i Ibës) dhe km 10+800 (pa shkuar te rrëshqitja e Ibës). Autoriteti Rrugor së bashku me kontraktorin dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të mos penguar trafikun. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, bizneseve dhe banorëve për këto punime që do të kryhen në rrugë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *