Politikë
Publikoi videon e dhunës, Balla-Berishës: Sali mashtruesi, nxirre të plotë, shihe si “studenti” godet me pllakë betoni policin

Ditën e sotme është duke u zhvilluar protesta e studentëve përballë Ministrisë së Arsimit, ku ka pasur tensione dhe përplasje me policinë.
Në një video të publikuar më herët, kreu i PD-së, Sali Berisha, tregonte dhunën policore të ushtruar ndaj të rinjve.
Reklamë
Por, në reagimin e tij, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, e ka cilësuar kryedemokratin Berisha mashtrues, duke kërkuar që të publikojë videon e plotë.
Sipas Ballës, ka qenë “studenti” ai që ka goditur me pllakë betoni punonjësin e policisë.
Reklamë
Postimi i Ballës:
Sali mashtruesi, nxirre të plotë videon! Shikojeni kur ky “studenti” godet me pllakën e betonit punonjësit e Policisë së Shtetit 👇
Vazhdo të lexosh
Reklamë




