E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Publikohet video skandaloze, Diddy fton në festën e tij një vajzë 13-vjeçare

Një video e rishfaqur tregon Sean “Diddy” Combs duke e ftuar aktoren 13-vjeçare, Daveigh Chase, në një festë pas një eventi MTV në vitin 2003.

Kjo video është bërë e njohur pikërisht në kohën kur një grua ka ngritur akuza të rënda kundër Diddy-t, duke pretenduar se është përdhunuar në vitin 2000, gjithashtu kur ishte e mitur.

Diddy aktualisht ndodhet në burg dhe po pret gjyqin për akuzat e trafikimit seksual, duke përfshirë akuza të tjera për abuzim ndaj viktimave të mitura.

Këto zhvillime kanë ngritur shqetësime të mëdha në lidhje me sjelljen e tij ndaj aktorëve apo këngëtarëve të mitur të cilët shkonin tek ai për të kërkuar figurën e një mentori, por gjenin në vend të kësaj një mostër.

Reklamë

Figura të tjera që përfliten të kenë qenë viktima të tij por që ende nuk kanë folur publikisht janë Justin Bieber, Usher, etj.

https://streamable.com/zavapq

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë