Edhe pse kanë mbetur vetëm pak ditë nga betimi i presidentit të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  Donald Trump, po vijon me përpjekjet për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve. Në një audio të  publikuar nga “ Uashington Post”, kreu i Shtëpisë e bardhë  i kërkon guvernatorit të Xhorxhias, Brad Rafensperger t’i  “gjejë” votat e duhura për ta përmbysur rezultatin.

 

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHTETEVE TË BASHKUARA

 

“Njerëzit e Xhorxhias janë të zemëruar, amerikanët janë të zemëruar. Dhe nuk ka asgjë të keqe të thuash, e di çfarë i rillogaritëm rezultatet. Pra ajo që dua të bëj, është thjesht të gjej 11,780 vota, që është një më shumë se sa kemi. Sepse ne e fituam shtetin.”

 

Në një fragment të shkëputur nga regjistrimi i telefonatës presidenti ka akuzuar guvernatorin e Xhorxhias se po kryen një vepër penale duke mos raportuar votat e vjedhura.

 

“Por fletët e votimit janë të korruptuara. Dhe ju do të zbuloni,  se ato janë  plotësisht te paligjshme. Ti e di se çfarë ka ndodhur dhe nuk e ke raportuar. Kjo është vepër kriminale. Nuk mund ta lejosh që kjo të ndodh. Është një rrezik i madh për ty dhe Ryan, avokatin tënd.”

 

Gjatë bisedës telefonike Brad Rafensperger i hodhi poshtë kërkesat dhe pretendimet e Trump. Guvernatori u shpreh  se presidenti po mbështeste teori konspirative ndaj atyre që ai i cilësoi si zgjedhje të lira e të drejta.

 

Më 5 janar, përfundojnë garat në Xhorxhia për dy vendet në Senat, të cilat shkuan në balotazh më 3 nëntor, ndërsa më 6 janar Kongresi do të certifikohet vendimi i Kolegjit Zgjedhor që ka vendosur se Biden ka fituar zgjedhjet. Ndërkohë në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia, Trump pretendon se numri i vdekjeve nga koronavirusi nuk është i saktë.

 

“Numri i rasteve dhe vdekjeve të virusit kinez është tepër i ekzagjeruar në Shtetet e Bashkuara .  Është metoda qesharake e përcaktimit krahasuar me vendet e tjera. Kur keni dyshime, quani Covid. Kjo është Fake News!”

 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ekspertit kryesor Anthony Fauci, i cili ka thënë se për të vetëtuar numrin i të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19  mjafton të vizitosh spitalet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *