Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 June 2026
Vizion fokus

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”,...

Velipojë/ Pësuan avari në det, Policia Kufitare u vjen...

“Trump është njeri i paqes”, bisedimet në Zvicër, kryeministri...

Tragjedi në Spanjë, 3 adoleshentë humbin jetën pasi mbetën...

Dyfishohet taksa e pronës! Pipiria: Operacionet e SPAK, a...

Ligji, do tatohet gjithçka, por kur do të mbarojë...

Ja si do të “shfryhet” trafiku në Tiranë-Durrës? Gjobë...

Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit gjatë protestës...

Rama: Kujdes nga “ushtarët e verbër”. Kryeministri reagon për...

Mediat iraniane njoftojnë se përfundoi raundi i parë i...

PSG-Tottenham, sot në Vizion Plus! Superkupa e Evropës rikthen futbollin e madh, tension tek francezët, londinezët me mungesa

13 Gusht 15:27

Emocionet e mëdha të sezonit të ri në futbollin europian do të nisin sonte me trofeun e parë të rëndësishëm, Superkupën e Evropës, që do të ndahet mes PSG dhe Tottenham.

Dueli i rëndësishëm që transmetohet në Vizion Plus në orën 21:00, luhet në stadiumin e Udines në Itali. Parizienët, të cilët fituan për herë të parë UEFA Champions League duke dërrmuar keq në finale Interin 5 me 0, kanë përballë fituesen e UEFA Europa League.

Anglezët mundën në finale, në derbin britanik të kupës së dytë në Europe për nga rëndësia, Manchester United. Vlen të theksohet fakti se skuadra franceze ka dështuar vetëm 1 nga 5 trofetë e mundshëm të 2025. Në Francë fituan gjithçka, dy kupat kombëtare dhe kampionatin, dhe në fund, qershia mbi tortë, Champions League. Skuadra e Luis Enriques dështoi vetëm në finalen e Botërorit të Klubeve ku u mund nga Chelsea.

Shqetësimi i vetëm sonte i parizienëve është porta. Në mënyrë të befasishme, trajneri Luis Enrike la jashtë të grumbulluarve për këtë ndeshje portierin italian Donnarumma, për të cilin tha se është thjesht një zgjedhje e tij teknike, fakti që nuk dëshiron më që ai të jetë pjesë e projektit. Nuk dihet nëse sot do të jetë titullar portieri i dytë Safonov apo do të luajë i sapobleri në merkato, Lukas Shevalier, që u mor nga Lille për 40 mln euro.

Nga stoli, ndërkohë, do ta nisë ndeshjen blerja e fundit, ukrainasi Zabarni që erdhi nga Bournemouth për 42 mln euro.

Disa shkëndija brenda PSG sidoqoftë janë të ndjeshme. Veç çështjes Donnarumma, ka edhe një çështje që mund të shpërthejë edhe më shumë mes Hakimit dhe Dembele, dy kandidatë për Topin e Artë. Mbrojtësi maroken tha në një intervistë se ai e meriton Topin e Artë më shumë se sulmuesi francez, shoku i tij i skuadrës, Dembele.

Në krahun tjetër, Tottenham është ndjeshëm jofavorit në këtë ndeshje. Ka ende probleme te londinezët në organikë, sidomos për faktin që nuk janë zëvendësuar emra si Min Son apo Maddison. I pari është larguar në merkato te Los Angeles Galaxy dhe i dyti është dëmtuar rëndë. Blerjet e fundit, Kudus dhe Palhinha, do të luajnë nga minuta e parë. Kjo është ndeshja e parë e rëndësishme me Tottenham për trajnerin e ri të Spursave, Thomas Frank.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Sport
Tagged:
Francezët londinezet PSG-Tottenham Superkupa Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”, Rama reagon pas deklaratës së aktivistit: Avash avash, të gjithë do dalin

më shumë...

Ja si do të “shfryhet” trafiku në Tiranë-Durrës? Gjobë kush bllokon korsinë e emergjencës

më shumë...

Dita e 22-të e protestës në Tiranë, qytetarët distancohen nga incidenti me flamurin izraelit: Poshtë patronazhistët

më shumë...

Rama: Kujdes nga “ushtarët e verbër”. Kryeministri reagon për protestuesit nga Kosova e Maqedonia e Veriut

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:12

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar...

11:05

Velipojë/ Pësuan avari në det, Policia Kufitare...

10:05

“Trump është njeri i paqes”, bisedimet në...

9:39

Tragjedi në Spanjë, 3 adoleshentë humbin jetën...

9:19

Dyfishohet taksa e pronës! Pipiria: Operacionet e...

8:32

Ligji, do tatohet gjithçka, por kur do...

8:11

Ja si do të “shfryhet” trafiku në...

8:06

Kur do të jenë gati mbikalimet për...

7:51

Dita e 22-të e protestës në Tiranë,...

7:29

Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit...

6:53

Rama: Kujdes nga “ushtarët e verbër”. Kryeministri...

6:42

Yjet premtojnë: Përmirësim i madh financiar për...

6:20

Mediat iraniane njoftojnë se përfundoi raundi i...

5:57

“Do ta kemi Marrëveshjen e Re për...

5:06

Heqja e flamurit izraelit gjatë protestës në...

4:21

Protesta e 20 qershorit, e gdhinë para...

4:03

Trump i vendos ultimatum Iranit: Ndalni ndërhyrjet...

3:44

Historike në Britani, Mbreti Charles bëhet monarku...

3:07

Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç,...

2:38

Bazohuni në përvojën e mamasë tuaj, 8...

Më të klikuarat

  • Djali i kishte ikur në Greqi për punë sezonale, 55-vjeçarja...
  • E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në Durrës
  • Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç, humb jetën...
  • I riu përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës në aksin Lus...
  • Rama pas protestës: Nuk largohem! Turmat janë rrëmbyer nga h...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.