E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

PSG “burgos” Mbappen, sheikët injorojnë 200 mln euro nga Reali, kundërpërgjigjet talenti

Paris Saint-Germain's French forward Kylian Mbappe reacts after missing a goal opportunity during the French L1 football match between Paris Saint-Germain and Montpellier at the Parc des Princes stadium on February 20, 2019. (Photo by Thomas SAMSON / AFP) (Photo credit should read THOMAS SAMSON/AFP/Getty Images)

Orët e fundit të merkatos së verës në Europë prodhuan shumë befasi.

Real Madrid doli huq në tentativën për të bërë goditjen më të madhe të verës , transferimin e Kylian Mbappe.

Mediat spanjolle dhe franceze bëjnë me dije se madrilenët u rifutën në lojë në orët e fundit të së martës në finishin e merkatos, duke ofruar 200 milionë euro, diçka më shumë se 20 milionë në raport me ofertën e fundit që ishte refuzuar nga PSG.

Këtë herë sheikët nuk i kanë kthyer përgjigje fare Realit, duke i rezistuar frikshëm milionave nga Spanja e duke rrezikuar tashmë ta humbasin me parametër zero në fund të sezonit të ardhshëm kur i mbaron kontrata.

Reklamë

Një fat i destinuar mesa duket për talentin franceze që sipas mediave ka refuzuar të rinovoje edhe me 45 milion euro në sezon deri ne 2026, cka e bente ate me te paguarin në ekip para Messit dhe Neymar.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë