Historitë dhe legjendat për Kishën e Shna Ndout janë të shumta, ku çdo njeri që e ka vizituar atë vend të shenjët mund të të tregojë një histori të ndryshme.
Por si e mori emrin Kisha e Shna Ndout në Laç, kur vetë shenjte se ka vizituar asnjëherë fizikisht vendin tonë?
Prifti Françeskan, Landi Jaku, në një intervistë për moderatoren dhe autoren e Quo Vadis, Pranvera Borakaj tha se ishin etërit françeskanë ata që i luteshin Shna Ndout dhe ai bënte mrekulli.
Sipas tij prej shekullit të XIII kanë ardhur njerëz nga gjithë Shqipëria dhe luteshin në këtë vend të shenjtë, dhe shenjti ju është përgjigjur lutjeve, shpresës dhe besimit të tyre.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Lidhja e tij me Shqipërinë, me Laçin, pse u zgjodh ky vend, pse mori emrin e Shna Ndout?
Jaku: Fratërit tanë Françeskanë vijnë në shekullin e XIII, vijnë dhe sjellin se kishin parë dhe në Itali që njerëzit kishin devocion për Shna Ndoun dhe i luteshin Shna Ndout dhe fitonin hirin, dhe atëherë fratërit tanë i bënë nja altar dhe i vunë figurën e Shna Ndout. Njerëzit vinin për tu lutur dhe fitonin mrekulli. Për ata fillon devocioni i Shna Ndout në këtë vend. Shumë njerëz thonë që Shna Ndou ka ardhur këtu, por në të vërtetë Shna Ndou fizikisht nuk ka ardhur kurrë këtu, por ka ardhur devocioni i tij, dhe ajo që e bën të fortë këtë vend janë pikërisht mrekullitë që ka bërë në këtë vend.
Borakaj: Kjo Kishë çfarë kohe daton?
Jaku: Në shekulln e XIII Fratërit tanë e kanë gjetur Kishën të bërë. Sigurishisht jo e mirë e ndërtuar.
Borakaj: Por ishin gjurmët e saj.
Jaku: Po, deri në 1967-ës, pastaj u shkatërrua komplet. Rrënoja ishin këtu.
Borakaj: Dhe prapë vinin?
Jaku: Po njerëz plot.
Borakaj: Kishin frikë?
Jaku: Shumë herë kam parë që kishin frikë, por njeërzit janë shumë interesantë, nuk kishte gjë që ju ndalte besimin në ZOT.