Subscribe

Pjesë e emisionit “Albano Show” në Vizion Plus këtë të premte ka qenë edhe Etimologu, Agron Dalipaj, i cili i është përgjigjur disa pyetjeve.

I pyetur se përse i kanë rënë flokët, dhe a lidhet kjo me studimet që ia ka bërë, Etimologu tha se ja kanë shkulur nga që nuk dinte tabelën e shumëzimit.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: Pse studimet tuaja nuk janë në Harvard?

Agron Dalipaj: Së fundmi dy vëllimet e mia po përkthehen në anglisht, kjo po ndodh në një universitet jashtë Europës. Metoda ime dhe puna ime do të futet në IA për tu provuar nga ai Universitet.

Gazetarja: Shumë fjalë turke ose serbe ju thoni se janë shqiptare, nuk ke frikë se mund të të rrahin?

Agron Dalipaj: Në jetën time jam rrahur shumë herë në shah, por se kam ndakuar lojën e shahut. Nuk besoj se dikush mund të më rrah se merrem me etimologji.

Gazetarja: Pse nuk keni flokë?

Agron Dalipaj: Mi kanë shkulur gjatë procesit të shumëzimit.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *