Aktorja shqiptare Ema Andrea e ftuar në “Albano Show” në Vizion Plus, ka bërë një rrëfim ndryshe të jetës dhe karrierës së saj.

E pyetur nga moderatori Albano Bogdo se pse nuk ju shkon të famshmëve në emisione, Ema tha se ndodh shpesh që ata që kanë kohën televizive nuk marrin mundimin fare për të parë se çfarë ka bërë tjetri.

Lexo edhe :

Related Posts

Pjesë nga biseda:

Albano Bogdo: Je një nga aktoret më të mira shqiptare, e ndien si përgjegjësi?

Ema Andrea: Kam qenë dhe mbetem njeri i përgjegjshëm. Kam patur impakt në publik për zgjedhjet e mia profesionale. Famën e kam fituar nga teatri, e kam ndier përgjegjësinë dhe privilegjin që je në sytë e njerëzve. Përpiqem të mos abuzoj, respektoj çdo njeri që vlerëson çfarë unë kam bërë, por asnjëherë nuk tradhtoj veten. Është luftë e madhe të të duan të gjithë, por unë nuk kam luftuar të më duan të gjithë.

Albano Bogdo: Edhe Bujar Asqeriu e ka famën nga teatri?

Ema Andrea: Brezi i Bujarit ka patur fatin që Teatri kishte më shumë spektatorë, nuk kishte kaq shumë media sa ka në brezin tonë.

Albano Bogdo: The para ca kohësh që unë nuk u shkoj të famshmëve që nuk shohin shfaqen time?

Ema Andrea: Po dhe ti nuk ishe.

Albano Bogdo: Por çova Dorën ama, dhe ajo ka qeshur kur t’i zgjohesh nga gjumi.

Ema Andrea: Salla ka qeshur me shumë momente.

Albano Bogdo: Me këtë tha u mekëm.

Ema Andrea: Qënka mekur Dora. Ajo është shfaqe që ka provokuar dhe të qeshura dhe lot.

Albano Bogdo: Dora qesh dhe ke Hamleti.

Ema Andrea: Pse nuk ju shkoj unë të famshmëvee? Shpesh ndodh që ne u shërbejnë kohën televizive, ndërsa ata që kanë kohën televizive nuk vlerësojnë atë raporto që kemi në me publikun. Shpesh herë ata nuk lodhen aspak për t’i njohur njerëzit. Nuk besoj se është e drejtë të thuash po ftoj Ema Andrean pa patur idenë se çfarë ka bërë ky njeriu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *