Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 September 2026
Vizion fokus

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren: Rreziku për...

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti kryesor për...

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë. Banorët:...

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për përfundimin e...

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

Zjarr në një banesë në Levan

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e Vizion Plus,...

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane në Shën...

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve për paqe...

Pse gratë e ndiejnë më gjatë dhimbjen, ja si e shpjegon shkenca

23 Shkurt 18:27

Shkencëtart që studiojnë dhimbjen kronike prej kohësh janë përballur me një skenar të veçantë: një burrë dhe një grua përfshihen në një aksident automobilistik dhe pësojnë të njëjtat dëmtime. Por gruaja përjeton dhimbje afatgjatë, ndërsa burri shërohet më shpejt.

Historikisht, disa mjekë i kanë minimizuar këto dallime, duke pretenduar se gratë e ekzagjerojnë dhimbjen ose nuk e përballojnë dot. Megjithatë, studimet kanë treguar vazhdimisht se gratë kanë më shumë gjasa të përjetojnë dhimbje kronike dhe se dhimbja e tyre zgjat më shumë mesatarisht.

Një studim i publikuar në revistën Science Immunology ofron një shpjegim të mundshëm: sistemi imunitar i burrave mund të ketë një mekanizëm më efektiv për të “fikur” dhimbjen, ndoshta për shkak të niveleve më të larta të testosteronit.

” Ajo që tregojmë është se bëhet fjalë për një mekanizëm real biologjik nga qelizat imunitare. Nuk është çështje mendjeje,” tha Geoffroy Laumet, një nga autorët e studimit dhe profesor i asociuar i fiziologjisë në Universitetin Shtetëror të Miçiganit.

Ann Gregus, profesoreshë asistente në Virginia Tech që studion trajtimin e dhimbjes kronike, tha se zbulimet theksojnë nevojën për ta marrë seriozisht dhimbjen e grave.

“Shumë gra mësohen ta fshehin dhimbjen, sepse përndryshe njerëzit mendojnë se nuk janë në gjendje të bëjnë punën apo të kujdesen për familjen,” tha Gregus, e cila nuk ishte pjesë e studimit.

Rezultatet lidhen me dhimbjen e vazhdueshme pas operacionit ose traumave fizike. Megjithatë, disa gjendje të tjera të dhimbjes kronike, si fibromialgjia, nuk lidhen me një ngjarje traumatike.

“A shpjegon gjithçka? Nuk mendoj. Nuk kemi një rrugë të vetme magjike,” tha Dr. Michele Curatolo, profesor i anesteziologjisë dhe mjekësisë së dhimbjes në Universitetin e Uashingtonit, i cili nuk mori pjesë në studim.

Në studimin e ri, studiuesit kërkuan nga 245 persona që kishin pësuar dëmtime traumatike, kryesisht aksidente automobilistike, të vlerësonin nivelin e dhimbjes. Burrat dhe gratë raportuan nivele të ngjashme dhimbjeje në ditën e dëmtimit, por gjatë tre muajve në vijim burrat u shëruan më shpejt.

Analizat e gjakut treguan se burrat kishin nivele më të larta të një molekule të quajtur interleukin-10, e cila ndalon sinjalet e dhimbjes drejt trurit. Sipas Laumet, testosteroni rrit prodhimin e interleukin-10 nga qelizat e bardha të gjakut.

E njëjta gjë u konstatua edhe në eksperimente laboratorike me minj. Minjve iu injektua një substancë për të nxitur inflamacion, dhe më pas minjtë meshkuj treguan shenja përmirësimi të dhimbjes, ndërsa femrat jo. Meshkujt gjithashtu u rikuperuan më shpejt pas një prerjeje të vogël kirurgjikale dhe pas një situate stresi fizik e emocional të simuluar.

Gregus tha se rezultatet mund të pasqyrojnë dallime evolucionare mes burrave dhe grave, ndërsa Curatolo theksoi se dallimet gjinore nuk janë absolute, pasi edhe burrat mund të përjetojnë dhimbje afatgjatë.

Në të ardhmen, tha Laumet, këto gjetje mund të çojnë në zhvillimin e trajtimeve të reja për dhimbjen kronike tek gratë, si p.sh. përdorimi i ngjitëse me testosteron. Trajtimet lokale priren të kenë më pak efekte anësore sesa ilaçet sistemike.

Aktualisht, shumë nga opsionet ekzistuese për lehtësimin e dhimbjes kronike kanë efekte anësore shqetësuese dhe nuk i eliminojnë plotësisht simptomat. Përdorimi afatgjatë i qetësuesve të zakonshëm mund të shkaktojë dëmtime në veshka ose ulcera në stomak, ndërsa opioidët mund të krijojnë varësi. Disa pacientë nuk reagojnë as ndaj antidepresantëve apo barnave kundër epilepsisë që përdoren për dhimbjen

Posted Under:
Anash Lifestyle
Tagged:
dhimbje grate

Nga e njëjta kategori

7 përfitimet e mollëve për shëndetin

më shumë...

Kujdes! Këto shenja në duar sinjalizojnë se tiroidja nuk po funksionon siç duhet

më shumë...

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren: Rreziku për banesat është shmangur

më shumë...

Kush janë shenjat më besnike dhe më tradhtare të Horoskopit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:45

7 përfitimet e mollëve për shëndetin

10:39

Kujdes! Këto shenja në duar sinjalizojnë se...

10:35

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren:...

10:24

Kush janë shenjat më besnike dhe më...

10:24

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti...

9:56

Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit...

9:46

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në...

9:33

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për...

9:04

Zjarri në Pukë, kryebashkiaku për Vizion Plus:...

8:56

Rama fton të rinjtë për tu bërë...

8:34

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

8:16

Zjarr në një banesë në Levan

8:07

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e...

8:06

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

7:09

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane...

6:59

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve...

6:27

Tjetër dramë sociale në Shqipëri! Një e...

6:26

Suedia blen HIMARS nga SHBA, marrëveshja kap...

6:05

Costa: Shqipëria drejt BE-së, zgjerimi i ardhshëm...

5:56

Rama nga Vlora: “Parku Aulona” do të...

Më të klikuarat

  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e tremb...
  • Fluks në spitale e qendra shëndetësore, Brataj: Dominojnë tr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.