Sa herë ju ka ndodhur që të përgatiteni për një takim, të shikoni në pasqyrë, gjithçka duket perfekte dhe më pas fotot janë një fatkeqësi absolute. Ose edhe nëse dukeni më së miri në disa foto, do të vini re se dukeni shumë më ndryshe se në jetën reale.

 

Psikologu amerikan, Robert Zajonts dëshmoi me eksperimente të ndryshme se njerëzit reagojnë pozitivisht dhe besojnë vetëm në atë që dinë më mirë. Kur një person shikon fotografinë e tij, ai e krahason atë me një imazh që është formuar në kokën e tij, dhe ky është reflektimi në pasqyrë.

 

Ajo që është interesante për pasqyrat është se ato nuk japin një pamje të vërtetë të objektit ose personit që pasqyrohet. Imazhi i çdo objekti ose personi i transmetuar nga një pasqyrë e sheshtë në të vërtetë formohet nga rrezet e reflektuara nga sipërfaqja e saj.

 

Në pasqyrë, më së shpeshti shiheni nga të njëjtat kënde, ndërsa në fotografi shfaqen nga kënde të ndryshme nga të cilat nuk jeni edhe aq të mësuar të shihni veten, ndaj vetvetiu kur dikush ju fotografon, nuk jeni gjithmonë në pozën në të cilën e shihni veten më së miri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *