Të vetmet enigma nga procesi i zgjedhjes së presidentit mbeten, emri dhe numri i votave. Pasi të mbledhin kryesinë e më pas grupin parlamentar, socialistët do të zyrtarizojnë kandidatin për kreun e ri të shtetit.

 

TAULANT BALLA
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

Askush nuk mund te marre peng procesin, askush nuk mund te marre peng zgjedhjen e presidentit. Partia Socialiste, grupi i saj parlamentar do te propozoje nje kandidat apo kandidate. Kemi identifikuar dhe vazhdojme te identifkojme kandidura potenciale qe natyrshem permbushin disa prej atyre pritshmerive qe qytetaret shqiptare kane.

 

Përveç emrit, që është premtuar se nuk do t’i përkasë grupit të tyre parlamentar, socialistët kërkojnë që pasuesi i Ilir Metës të zgjidhet me më shumë se 74 votat e mazhorancës.

 

Atë që nuk e bëri dot me atë pjesë të Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, Partia Socialiste po kërkon ta bëjë e vetme, ta zgjedh presidentin me 84 vota edhe pse i duhen 71 dhe i ka ato. Dhe për të arritur te një president që të gëzojë edhe pëlqimin e një pjesëze të kundërshtarëve të tyre, nga opozita i duhen vetëm 7 vota pas tre të social-demokratëve të Tom Doshit pritet t’i ketë siç i ka patur thuajse në çdo vendimmarrje në kuvend.

 

TAULANT BALLA
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

Kerkojme komunikim, dialog me te gjithe deputetet e tre grupeve parlamentare te opozites me qellim qe te sigurojme nje mbeshtetje sa me te madhe konsensuale te zgjedhjes se presidentit te republikes.

Në zhvillimin e raundit të tretë, deputetët që i shkojnë në mbledhje grupi Enkelejd Alibeaj munguan.

 

ENKELEJD ALIBAEJ
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PD

As i penduar, i talluar jo e jo sepse nuk besoj se mund te kete dinjitet apo te kete dhe aftesi publike Balla, Rama apo kushdo nga keta mund te kete mundesi te tallen. E di pse morem pjese ne proces e para per te mos vazhduar me historine e bojktotit, bojkot ketu, bijkot atje, sepse keta hajdute jane, e dijme, hajdute jane. Ne fakt e kishim detyrim ndaj shqiptareve.

Mungoi edhe Edi Rama, por jo për të njëjtën arsye të Enkelejd Alibeaj. Deri të premten kryeministri bashkë me Ministren e Jashtme Olta Xhaçka do të jenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Me përcaktimin e datës të martën nga konferenca e kryetarëve, të raundit të katërt të zgjedhjes së presidentit, në fundjavë pritet që Edi Rama të bëjë publik edhe emrin e përzgjedhur për t’u ulur për pesë vitet e ardhshme në karrigen e presidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *