Subscribe

Mazhoranca i ka kërkuar SPAK të nisë hetimet për deputetet e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi.

 

Në një dalje për mediat, deputetja e PS Klotilda Bushka ka deklauar se të dhënat që janë publikuar në media, faktojë se Kryemadhi ka lidhje me rusët dhe financimet e tyre.

 

Sipas saj, deputetja e Partisë së Lirisë duhet të dëshmojë dhe të tregojë nëse këto prova janë të vërteta apo jo.

 

Bushka shton se drejtësisë do duhet të hetojnë për të gjitha veprimet e Kryemadhit, që nga mosdeklarimi, e deri te dyshimet e adresuara nga mediat për pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

 

Të dhënat e publikuara nga media pasqyrojnë se si Monika Kryemadhi ka marrë para nga kompani të oligarkëve rusë që financojnë partinë e Putinit. Deputetja Kryemadhi do duhet të sqarojë se çfarë janë këto para?

 

Çfarë janë këto llogari offshore? Përse nuk janë deklaruar në ILDKP shumat dhe llogaritë bankare nga ku janë marrë para?A ka patur ajo biznese me rusët? A ka marrë divident? Nëse po, çfarë kërkonin rusët nga Monika Kryemadhi në këmbim të rublave?

 

E kërkonin si deputete apo si bashkëshorten e presidentit?  Drejtësia shqiptare nuk duhet të humbë kohë për të hetuar këtë rast që cënon sigurinë kombëtare. Ndërkohë që Kryemadhi refuzon sqarimet, organet e drejtësisë do duhet të hetojnë për të gjitha veprimet në këtë rast, që nga mosdeklarimi, e deri te dyshimet e adresuara nga mediat për pastrim parash dhe fshehje të pasurisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *