Subscribe

Edhe pse nga 25 Prilli, Partia Socialiste doli fituese, rezultati i prodhuar në çdo njësi vendore të 12 qarqeve do të kalojë në sitë. Ai nuk do të krahasohet vetëm me parlamentaret e 2017-ës por do të analizohen edhe arsyet e mospërmbushjes së objektivave, që shkonin përtej 74 mandateve,  si nga drejtuesi më i lartë ai politik i qarkut e deri te ata lokalë. Këtë analizë do ta kryejë një komision i posaçëm, i cili pritet të ngrihet e të nis detajimin e votës së mbledhur e të pa-mbledhur nga çdo drejtues socialist.

 

ARBEN PELLUMBI

SEKRETAR ORGANIZATIV I PS

Sigurisht midis dy fushatave kanë lëvizur gjërat, ka lëvizur elektorat, situata të ndryshme, kështu që për të dalë në një konkluzion të saktë, do të duhet të analizosh të gjithë faktorët, pra jo thjesht një rritje në vlerë absolute. PS mund të jetë rritur diku por nuk ka prodhuar mandate, sikurse mund mos të jetë rritur diku por ka prodhuar mandate. Të gjitha këto duhen parë në syrin e një analize, në mënyrë për të nxjerrë realisht dobësitë dhe jo për të gjetur fajtorë.

 

Analiza do t’i shërbejë socialistëve për të shkuar, në një tjetër proces, atë zgjedhjes së drejtuesve të rinj të strukturave vendore, veçmas të atyre që nga 25 Prilli nuk mundën të përftonin votat të cilat ishin angazhuar se do të merrnin.

 

ARBEN PELLUMBI

SEKRETAR ORGANIZATIV I PS

Jo kudo ku ne kemi arritur të marrim më shumë vota, kemi realizuar objektivin, jo kudo ne nuk kemi marromë shumë vota se 2017 kemi realizuar objektiv, pra analiza duhet bërë në detaje për të parë faktorët objektiv dhe subjektiv që kanë ndikuar në arritjen e atij rezultati në mënyrë që të bëjmë riparimet, ndreqjet e nevojshme qofshin këto organizative apo të personave që na përfaqësojnë, për tu përgatitur për fushatën e ardhshme elektorale.

 

Pas angazhimeve të Asamblesë Kombëtare, socialistët shkojnë në kongres. Në 12 Qershor, kryeministri Edi Rama do t’i bëjë me dije qytetarëve dhe të tijëve sesi do të qeverisë ai për katër vitet e ardhshme por me objektivin për të ndërtuar Shqipërinë e 2030.

 

ARBEN PELLUMBI

SEKRETAR ORGANIZATIV I PS

Duke qenë se në Shtator do të kemi qeverinë e re sepse do të jetë edhe parlamenti i ri në mënyrë krejtësisht natyre kryeministri dhe kryetari i PS do të shpalosi vizion e tij si  dhe të forcës tonë politike, si për Shqipërinë e 2030 ashtu edhe për mandatin e ardhshëm qeverisës.

 

Kur është ende herët për të thënë se cili do të jetë skuadra e re qeverisëse që do të mundësojë bërjen dhe zbatimin e reformave të reja, qasja e artikuluar deri më tani nga kryeministri Edi Rama është, përmbushësit e objektiveve qëndrojnë, ata jo, zëvendësohen.

 

ARBEN PELLUMBI

SEKRETAR ORGANIZATIV I PS

Kjo është ekskluzive e kryeministrit por edhe diku e forumeve të PS, pasi në fund fare, të paktën unë në këtë rol që kam dëshiroj të ketë sa më shumë përfaqësim të njerëzve që kontribuan në fitoren e betejës elektorale dhe në fitoren e mandatit të tretë të PS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *