E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PS: S’ka zgjedhje të parakohshme, kandidaturën e Metës për KLSH do ta shqyrtojmë

Përveç vitit 2023 për Partinë Socialiste nuk ekziston asnjë datë tjetër për zhvillimin e zgjedhjeve vendore. Në përgjigje të angazhimit të Partisë Demokratike për nisjen e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar bashkie, duke ngritur pikëpyetje se bashkë me zgjedhjet e përgjithshme  mund të zhvillohen edhe ato vendore numri dy i socialistëve thotë se propozimi i vetëm që ka për presidentin e republikës është që ato të mbahen  në një datë simbolike, si “Dita e Europës”.

Reklamë

Për kandidaturën e propozuar nga kreu i shtetit për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Taulant Balla theksoi se vlerësimi i Arben Shehut do të bëhet nga komisioni parlamentar ekonomisë.

Arritja e marrëveshjes për reformën zgjedhore, për kryetarin e grupit të socialistëve, është çelësi që do ti hap derën emigrantëve për të shprehur vullnetin politik përmes postës elektronike apo votimit fizik në ambasadat përkatëse. 

Më shumë video

Reklamë