Subscribe

Partia Socialiste nuk do të ngurojë të japë votat e saj për një president të propozuar nga Partia Demokratike.

 

Kushti i vetëm i vendosur nga mazhoranca qeverisëse për t’u ulur në tryezën e negociatave me opozitën mbetet që kandidatura mos të jetë një përfaqësues i saj.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PS

 

Për një dialog të hapur, konstruktiv e transparent me të tre grupet parlametare të opozitës për t’i dhenë Shqipërisë një president të të gjithë shqiptarëve.

 

I njëjti artikulim u bë dje edhe nga Edi Rama. Kryesocialisti u shpreh i gatshëm për t’i dhënë votat për një president që përmbush kriteret, krejt i kundërt nga Ilir Meta dhe një emër përtej partive politike.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PS

 

Një president nga opozita, sikurse ishte Ilir Meta ishte zgjedhja më e gabuar. Besoj i keni ndjekur sondazhet. Një president që ishte udhëheqëa i një partie të opozitës ishte udhëheqësi më i keq në 30 vite.

 

Në 16 maj është dakordësuar mes PS dhe PD zhvillimi i raundit të parë për kreun e ri të shtetit.

 

Kandidaturat e para nëse emri nuk do të jetë rrjedhojë e dakordësisë mes mazhorancës qeverisëse dhe opozitës priten një ditë para zhvillimin të procesit të parë të votimit që deri te i treti kërkon 84 vota.

 

Nga socialistët është bërë e qartë se negociatat për kreun e ri të shtetit do të zhvillohen vetëm me tre grupet parlamentare, duke përjashtuar Sali Berishën dhe mbështetësit e tij.

 

Edhe në rast të mosgjetjes së një kandidature të pëlqyeshme nga të dyja palët, socialistët rikthehen te angazhimi i tyre i parë, presidentin e zgjedhin me votat e tyre, por me një ndryshim se ai ose ajo nuk do vijë nga grupi i tyre parlamentar dhe as nuk do të jetë një ish i selisë rozë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *